Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke mos hezituar që të ekspozojë edhe anëtarët e familjes.
Së fundmi, bukuroshja Rudi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa fotografi të reja, ku pozonte para pasqyrës me një robdeshambër.
Ajo dukej mjaft tërheqëse me robdeshambërin ngjyrë qershi, ndërsa merrte poza para pasqyrës.
Elita dhe Gjiko përndryshe pak muaj më parë u bën prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bota.
Moderatorja është komplimentuar nga një pjesë e mirë e fansave se si në një kohë të shkurtër, ka arritur që të rikthejë linjat trupore pas lindjes.
Çifti kanë edhe një djalë më të madh të quajtur Zëri dhe jetojnë së bashku në një apartament në Prishtinë.