Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë mbrëmje e djeshme prindër për herë të parë. Lajmi u bë i ditur nga nëna e reperit, e cila zbuloi edhe gjininë e të vogli. Vetëm pak minuta më parë janë publikuar edhe fotot e para të djalit.
“Mbrëmë Zoti na bekoi me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska”,-ka shkruar Elita plot emocion në fotot krah bashkëshortit dhe djalit të saj. Këto janë imazhet e para të foshnjës së sapoardhur në jetë.
Moderatorja e njohur dhe reperi u martuan vitin që shkoi në një dasmë madhështore. Ata e mbajtën lajmin e bukur të fshehtë për një kohë të gjatë. Ky është fëmija i parë për dy të dashuruarit.