“Ekspozita vjen me disa fotografi, të bëra nga unë, për t’i prekur katër momente të rëndësishme të rrugëtimit të Kosovës shtet. Vitet e 90-ta, kohën e të qenit refugjat, çlirimin (lirinë), si dhe pavarësinë”, ka thënë Hoxha.
Ajo më tutje shton se ideja kryesore është që të rikthehen kujtimet se nëpër çfarë ka kaluar Kosova deri në pavarësimin e saj, pasi, sipas saj, shteti i Kosovës nuk është bërë më 2008 për shkak të përpjekjeve të mëdha të mëhershme për ta arritur këtë qëllim.
“Ideja kryesore është që me e rikthy memorien nëpër çka kemi kaluar për me kuptuar se shteti i Kosovës nuk është bërë më 2008 dhe nuk ka nisë më 2008, atëherë është vetëm zyrtarizu. Shumë përpjekje janë bërë për me realizu ëndrrën e Kosovës shtet. Ajo që është me rëndësi me reflektu është ku jemi dhe poashtu me kuptu që deri sot ka plot njerëz që më shumë e kanë dashur idenë për Kosovën sesa që e kanë dashtë Kosovën vërtetë”, thotë ajo për Koha.net.
Hoxha ka bërë të ditur se sonte do të ekspozohen edhe foto të shtypura në pëlhurë dhe të tjera transparente të varura “si reflektim i emocioneve dhe momenteve pezull”.
Kjo ekspozitë realizohet me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa hapja zyrtare do të bëhet sonte nga ora 19:00.