Ekonomia Online
FUNDIT

Eliza Hoxha shfaq në Beograd fotografitë që iu ndalën në kufi (Foto)

Eliza Hoxha shfaq në Beograd fotografitë që iu ndalën në kufi (Foto)

Sonte përfundon festivali “Mirëdita, dobar dan!” me ekspozitën e Eliza Hoxhës, e cila tri fotografi të saj i ka riprintuar pasi origjinalet së bashku me katalogët i janë ndalur në kufirin Kosovë – Serbi ditë më parë. Me këtë rast tri fotografive të riprintuara, që po ekspozohen, ajo iu ka shtuar edhe mbishkrimin “origjinalet mund […]

Sonte përfundon festivali “Mirëdita, dobar dan!” me ekspozitën e Eliza Hoxhës, e cila tri fotografi të saj i ka riprintuar pasi origjinalet së bashku me katalogët i janë ndalur në kufirin Kosovë – Serbi ditë më parë.

Me këtë rast tri fotografive të riprintuara, që po ekspozohen, ajo iu ka shtuar edhe mbishkrimin “origjinalet mund t’i gjeni në kufi”.

Ekspozita e saj “Midis Ëndrrave dhe Realitetit” është hapur në “Dorcol Platz” në Beograd.

Hoxha ka deklaruar se këto janë tregime të njerëzve që e duan jetën.

“I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi, që i kemi sjellë prapë këtu”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme