Këngëtarja dhe autorja e “The Kelly Clarkson Show”, Kelly Clarkson, thuhet se do të marrë përsipër folenë e Ellen DeGeneres në televizionin amerikan, sipas një konfirmimi nga NBC.
Në fillim të këtij, DeGeneres njoftoi se emisioni i saj do të përfundonte në 2022 pas 19 sezonesh.
Prezantuesja theksoi se po largohej pasi shfaqja e saj ‘nuk është më sfiduese’.
NBC shtoi se “Kelly Clarkson Show”, është në sezonin e dytë dhe do të zëvendësohet me programin e DeGeneres në vjeshtën e vitit 2022.
Clarkson, 39 vjeçe, fitoi sezonin e parë të “American Idol” në 2002 dhe vazhdoi të realizonte hite të mëdha si: “Stronger”, “Miss Independente” dhe “Since U Been Gone”.
Kohët e fundit, ajo ka nisur “The Kelly Clarkson Show”- një program që përmban mysafirë të famshëm i cili njëherësh pati debutimin në 2019.