Elton John: Fredi Mercury dukej frikshëm gjatë ditëve të fundit të betejës kundër SIDA-s

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Elton John ka folur për ditët e fundit të shokut të tij të ndjerë Fredi Mercury.

Krijuesi i hitit Tiny Dancer ishte shok i ngushtë me frontmanin e Queen, i cili vdiq në vitin 1991, në moshën 45-vjeçare nga ndërlikimet nga SIDA. Duke folur me komedianin britanik, David Walliams, në ngjarjen e tij An Evening with Elton John në Apollo të Londrës në fillim të javës së kaluar, muzikanti rrëfeu se ai e konsideroi SIDA-n “të tmerrshme – dhe Freddie ishte fizikisht i tmerrshëm për t’u parë”.

Derisa ylli i “Rocket Man”, Elton John e pranoi se nuk e kishte parë shumë yllin e “Love Kills” në muajt e tij të fundit, ai e kujtoi emocionalisht zemërgjerësinë e shokut të tij, dhe dhuratën që ai ia dërgoi për Krishtlindjen e fundit, shkruan KOHA Ditore.

“Në mëngjesin e Krishtlindjeve, (shoku i përbashkët) Toni King erdhi dhe më dha një këllëf jastëku,” për të cilin ai foli derisa i promovoi memoaret e tij të reja, Me: Elton John. “Siç lexuat në libër, emri im “drag” (femëror) është Sharon dhe i Freddiet ishte Melina. Në këllëfin e bukur të jastëkut ishte piktura me ngjyra uji.

“Në porosinë që erdhi me të thuhej: ‘E dashur Sharon, e pashë këtë në ankand dhe mendova se do ta pëlqeje. Të dua, Melina,” kujtoi ai. “Ishte vërtet emocionuese. Ai po vdiste dhe ende po mendonte për miqtë e tij. Ende e kam në mbajtësen e tij dhe ende e kam jastëkun pranë shtratit tim”.

Këngëtari i “Candle in the Wind” shtoi: “Ky është lloji i personit që ai ishte. Ai ishte plot dashuri dhe jetë”.

Intervista e plotë do të jetë në dispozicion për streaming online në shërbimin Facebook Watch nga 25 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme