Elvir Azizi drejtori i ri i përgjithshëm në ShSKUK

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Elvir Azizi është përzgjedhur si drejtor i ri i përgjithshëm në ShSKUK.

ShSKUK-ja ka publikuar rezultatet përfundimtare rreth garës për drejtor të përgjithshëm në ShSKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Nga rezultatet përfundimtare kandidati që ka fituar më së shumti pikë është Elvir Azizi me gjithsej 74.2 pikë. Elvir Azizi ka qenë ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë.

Kandidatët e tjerë si dr. Zef Ndrejaj që është drejtori aktual në Klinikën e Gjinekologjisë, sipas rezultateve, ka gjithsej 62.7 pikë.

Haqif Gashi, zyrtar në administratën e SHSKUK-së ka gjithsej 58.9 pikë.

Kujtojmë se kandidat ka qenë edhe ish-drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, por i cili ka hequr dorë nga gara për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Sipas njoftimit kandidatët e pakënaqur me rezultatin mund të bëjnë ankesë brenda afatit kohor prej 15 ditësh nga dita e publikimit të rezultateve.

Të ngjashme