Kikboksieri i quajtur “bombarduesi i Bronxit”, Elvis Gashi, tashmë është një prej yjeve të pakontestueshme të garave në Glory Series, ku tash do të kërkojë titullin në kategorinë e lehtë.
Në origjinë një kikboksier, i shndërruar në një luftëtar i rregullave të përziera të arteve marciale, Gashi ka kohë që po merr pjesë në garat e Glory International.
Ai tash do të marrë pjesë sonte (ora 03:00 e mëngjesit të së shtunës) në Glory 55, ku ku do të kërkojë që të vazhdoje serinë e pamposhtshmërisë.
Debutimi i tij ndaj Josh Jauncey la përshtypje të madhe adhuruesve, por tash pengesa e radhës është Nick Cashteen i cili vjen nga Phoenixi e ku ky i fundit që ka qenë më parë boksier tenton t’ia shkaktojë humbjen e parë Gashit.
Në një intervistë të fundit për faqen zyrtare të Glory 55, Gashi flet për prejardhjen e tij.
“ishte e vështirë koha kur unë u rrita, ishte luftë dhe ne është dashur që të lëvizim nga vendi jonë dhe të shkojmë në vende të ndryshme. Unë ndjej gjithmonë se përfaqësoj Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe SHBA-në sepse këtu tani jetoj dhe ndihem si në shtëpi në të tri këto vende”, u shpreh Elvis Gashi për Glory 55.
Elvis Gashi kthehet në ring më 20 korrik (e premte) në ora 03:00 të mëngjesit të së shtunës sipas kohës tonë lokale ku edhe përballet ndaj Chasteen.
Gashi, edhe pse jeton në Bronx dhe lufton nën flamurin e SHBA-ve, ai ka lindur në Kosovë dhe gjithashtu ka jetuar në Belgjikë për shumë vite. Kështu ai është në thelb një kikboksier evropian në maskën e një amerikani, dhe kjo është një konsideratë e rëndësishme për shkak të thellësive të ndryshme të talenteve dhe përvojës në të dy rajonet.
Një goditje e fortë nga pejani
Ndryshe, Glory Sports International, kompania mëmë e GLORY World Series, është e përkushtuar që të mbledh kikboksierët e nivelit botëror, ose luftime standarde të arteve marciale, në një platformë të madhe përpara audiencës globale dhe për të prodhuar ndeshje mes luftëtarëve më të mirë në planet.
Rregulli nr 1: mos u ngatërro me një shqiptar!
GLORY World Series është vendi ku atletët e arteve marciale, shumë të kualifikuar në një gamë të gjerë disiplinash luftarake, përfshirë Muay Thai, Kik-boks, Boks, Karate, Kung Fu, Tae Kwon Do dhe Capoeira, konvertohen nën një grup rregullash për të përcaktuar se kush mbretëron në ring.
Lista e arritjeve të Gashit përfshin fitimin e Kampionatit Kombëtar të Kosovës katër herë, duke fituar dy herë titullin amator WKA dhe duke qenë kampion kombëtar i IKF USA. Para se të kthehej në profesion, ai grumbulloi rekord prej 107 fitoreve dhe vetëm tre humbjeve si një amator.