Emergjenca e QKUK-së ka intervenuar me masa reanimatore te mbi 14 mijë pacientë gjatë vitit 2018. Ndryshe në këtë klinikë janë trajtuar afër 60 mijë persona për 12 muaj
Klinika Emergjente e QKUK-së gjatë vitit të kaluar ka iu ka shërbyer afër 60 mijë pacientëve gjatë vitit 2018. Në bazë të raportit të punës, në Emergjencë janë pranuar 5142 pacientë nga aksidentet, ku 33 prej tyre kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Shneta.
Të plagosur me armë zjarri kanë përfunduar në Emergjencë 63 persona, 6 nga të cilët nuk iu kanë mbijetuar plagëve. Mbi 100 persona kanë trajtuar lëndimet nga armët e ftohta dhe fatmirësisht vetëm një prej tyre ka vdekur.
Në raportin e punës janë evidentuar edhe 439 vdekje të natyrshme, tre të vdekur nga helmimet, 2 nga politramumat e panjohura dhe tre persona kanë ndërruar jetë nga kërcimi/rënia nga lartësia. Mjekët në krye me drejtorin Dr. Basri Lenjani kanë realizuar afër 50 mijë intervenime të ndryshme, ndërsa kanë kryer 1 mijë e 848 operacione.