Emergjenca e re me standarde evropiane nis punën vitin e ardhshëm

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 08:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente që ka nisur para një viti pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.

Ndërtimi i kësaj qendre sipas drejtorit Basri Lenjani do të ndikojë që shërbimet e ofruara të jenë të përafërta me shërbimet e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se edhe përkundër faktit që po punojnë në një objekt me kushte jo të përshtatshme , stafi i kësaj klinike ka një motivim të madh për të ofruar shërbimet adekuate për pacientët që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë.

“Klinika emergjente është në ndërtim e sipër. Janë parashikuar që ngritja e kapaciteteve për shërbimet emergjente, të garantohet e drejta e qytetarëve për të marr kujdes emergjent mjekësor. Në vitin 2018, shërbimet emergjente do të jenë të përafërta me shërbimet emergjente të cilat ofrojnë në nivel të Bashkimit Evropian. Sipas dinamikës ndërtimi i Klinikës Emergjente planifikohet të kryhet në fund të vitit 2018”.

Objekti aktual në të cilin ofrohen shërbimet emergjente ka rreth 507 metra katrorë, ndërsa objekti i ri pritet të ketë 20 mijë metra katrorë.

Ndërtimi i Klinikës së re Emergjente është investim i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë prej rreth 8 milionë euro.

Të ngjashme