Emërimet politike nëpër shkolla dëmtojnë cilësinë e arsimit

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 14:46 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emërimi politik i drejtorëve dhe mësimdhënësve nëpër shkolla  po bënë që cilësia e arsimit në vend të jetë e dobët. Kështu u tha ne tryezën me temë “Çfarë pas PISA? Cilat janë reformat e nevojshme më arsimim kosovar për të përmbushur kërkesat nga PISA  e cila është organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së.

Fatmir Elezi ushtrues detyre i udhëheqësit të Divizionit për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë tha se rezultatet e PISA-s, nuk kanë qenë të kënaqshme dhe duhet angazhim më i madh duke filluar nga mësimdhënësit deri te ministria, raporton Ekonomia Online.

“Reformat nuk mund të ndodhin shpejtë, po ashtu edhe në vlerësim nuk mund të pritet që menjëherë të kemi rezultate por duhet përgatitje dy apo tri vjeçare”, ka thënë ai.

Sipas tij, këtë vit pilotimi për testin PISA do të bëhet në 43 shkolla dhe për këtë pilotim janë përzgjedhur nga 53 nxënës në një shkollë.

Ndërsa, drejtori i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci, dhe njëherësh profesor universitar tha se që nga paslufta në Kosovë, stafi i shkollave është përzgjedhur në mënyrë krejtësisht politike.

“Në Kosovë e kemi një sistem të decentralizuar të arsimit sidomos pas vitit 2008 i cili karakterizohet me politizim të emërimeve dhe punësimeve. Kjo do të thotë që llogaridhënia është në nivelin më të ulët të mundshëm sepse nëse dikush emëron një 70 apo 80 për qind të drejtorëve të shkollave vetëm për shkak se i takojnë një rreshtimi të caktuar politik atëherë me siguri se atyre nuk do të ju kërkohet llogari për punën e shkollës”, ka thënë ai.

Sipas tij, derisa në këto vende rreth 20 për qind e nxënësve kanë performuar nën nivelin minimal të leximit, matematikës e shkencës, në Kosovë niveli ka qenë deri në 77 për qind.

Të ngjashme