Emërimi i aktivistit të VV-së në krye të RTK-së, reagon Hyseni: Rast brutal i kapjes së shtetit

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Zgjim Hyseni, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, e ka cilësuar “poshtërim të madh” emërimin e Rilind Gërvallës, drejtor të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Bordi i RTK-së miratoi sot propozimin e menaxhmentit për emërimin e Rilind Gërvallës, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye të Transmetuesit Publik.

Lajmin e ka cilësuar “të pabesueshëm” Zgjim Hyseni i PSD-së. Ai ka thënë se ky është rasti më brutal i kapjes së shtetit deri tash.

Postimi i plotë:

E pabesueshme!

Rilind Gërvalla drejtor i televizionit. Baba nalt, barabat poshtë. Jo që kem t’u pritë me na iluminu RTK-ja, po kjo tashmë tregon deri ku janë në gjendje me shku.

Fyerje e poshtrim ma t’madh s’ka mujt me pasë. Ju që monitoroni s’kisha pasë qef me iu ni t’u thanë që edhe këta po bahen si ata. Ky është rasti ma brutal i kapjes deri tash. Keni me i harru PDK, LDK e AAK.

Pa dije, pa integritet. Ky e plotëson veç një kriter: shkon përtej bindjes së verbër. Ky e nis ditën tu e shtru pyetjen qysh me iu hy n’qef…Kontrolli kërkon servila.

Të ngjashme