Emërohen tre anëtarët e huaj në Agjencinë e Akreditimit

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 08:36 | Nga

Emërimi i tre anëtarëve të huaj e ka kompletuar Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), gati tre muaj pas shkarkimit të përbërjes së fundit.

Sipas rregullores së brendshme të këshillit, bordi përbëhet nga nëntë anëtarë, prej tyre tre ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Kompletimin e bordit e ka konfirmuar këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA). Janë zgjedhur edhe anëtarët e huaj në Bordin e AKA-së, dhe ata janë: Harb Armato, Bsc. Jeffery Butel, Magdalena Ziolo”, ka theksuar Gashi.

Me 20 tetor të këtij viti, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka emëruar edhe anëtarët vendorë të bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme