Ministria e Jashtme italiane ka emëruar Nicola Orlandon ambasador të ri në Kosovë.
Nicola Orlando lindi në Motta di Livenza (Treviso) në 1975. Ai u diplomua në Shkencat Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitetin e Triestes dhe hyri në karrierën diplomatike në vitin 2001. Ai përvojën e tij të parë jashtë vendit e kishte në Riad në Arabinë Saudite nga viti 2004 deri në vitin 2008. Për katër vite tjera ai ka shërbyer edhe në Afganistan.
Më pas ai është caktuar zëvendës shef i Misionit të NATO-s në ambasadën italiane në Kabul, transmeton Koha.net.
Nga 2010 deri në 2012 ai shërbeu në të njëjtin qytet si Këshilltari i Përgjithshëm Civil i NATO-s për çështje të lidhura me Tranzicionin. Nga 2012 deri në 2015, ai ndoqi dosjet e brendshme dhe rajonale në Ambasadën Italiane në Tel Aviv, Izrael, duke u kthyer në Romë, ku ai redaktoi dosjen e Kombeve të Bashkuara për Drejtorinë e Përgjithshme për çështjet Politike dhe të Sigurisë, shkruan Albanianews.it
Orlando është emëruar ambasador në Kosovë më 7 janar.
Ministria e Jashtme italiane gjithashtu ka emëruar ambasadorin e ri edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për Fabrizio Buccin.