Komuna e Prishtinës ka emëruar drejtorin e ri të Shëndetësisë.
Doktori Bujar Gashi është emëruar drejtor për Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
Kjo është bërë e nga ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ahmeti thotë se bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare, Gashi është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformën në Shëndetësinë Primare në Prishtinë.
Postimin e tij i plotë:
“Sot kam emëruar drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Bujar Gashin. Dr. Bujari është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare. Në vitin 2016 e kemi zgjedhur si drejtor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjencës dhe menaxhimit shëndetësor. Bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare në komunën tone, Dr. Bujari është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformën në Shëndetësinë primare në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.