Ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, merr detyrën

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 12:38 | Nga

Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Kosovës, ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot i dorëzoi detyrën ministres të sapoemëruar në këtë pozitë, Dhurata Hoxha.

Me këtë rast, ish-ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e Hoxha si lajm të mirë për Kosovën.

Zëvendëskryeministri i parë, Kuçi tha se në pozicionin e ri Hoxha do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Nga ana e saj, ministrja e re Hoxha falënderoi pararendësin për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ajo tha se do në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Hajredini 1Displaying 20160713_110922.jpgDisplaying 20160713_110922.jpg

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme