Unai Emery beson se ylli i Paris Saint-Germainit Neymar do të mbetet pjesë e kampionit të Ligë 1 edhe sezonin e ardhshëm.
Neymar, 26-vjeçar, është lidhur me një kalim te Real Madridi dhe Manchester United, edhe pse ka kontratë me PSG-në deri më 2022, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, presidenti i gjigantit francez Nasser Al-Khelaifi tha të shtunën se është 2000 për qind i sigurt se braziliani do të qëndrojë.
Emery, i cili largohet nga klubi pas dy viteve, ndien se Neymar do të qëndrojë në PSG.
“Neymar nuk po flet shumë. Ai na tha se është i lodhur nga gënjeshtrat që po thuhen. Nuk do të bëhem zëdhënës i Neymarit, por mendoj se ai do të qëndrojë në PSG edhe sezonin e ardhshëm. Kjo do të ishte gjëja e duhur për të dhe klubin”, ka thënë Emer.