Këngëtari i njohur amerikan, Eminem, ka përdorur këngën e re për t’i kërkuar falje Rihannas që ia mbajti anën ish të dashurit të saj Chris Brown, i cili e sulmoi fizikisht gjatë vitit 2009.
Eminemi i ka kërkuar falje krijueses së hitit “Umbrella”, nëpërmjet këngës së re “Zeus”.
Këngëtari po i referohej një kënge të publikuar në vitin 2019, në të cilën kishte thënë se ia mban anën Chris Brownit.
Kënga “Zeus” është pjesë e albumit “deluxe” “Music to be Murdered By Side B”.
Në këngën “Zeus”, Eminemi e ka pranuar se ishte gabim me qëndrimin e tij dhe se nuk ka dashur ta lëndojë Rihannan.
Reperi Chris Brown është shpallur fajtor për sulmin e vitit 2009.
Eminemi dhe Rihanna kanë bashkëpunuar disa herë, përfshirë hitet “Love the Way You Lie” dhe “Numb”.