Emini: Kemi bindur shtete mosnjohëse që të votojnë pro anëtarësimit tonë në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pranimi i Komitetit Paralimpik i Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian – EPC është votuar edhe nga shtetet mosnjohëse, ndërsa kundërshtuese ka qenë vetëm Serbia, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka bërë të ditur presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini. Ajo tha se rruga deri në pranimin me të drejta të plota ka qenë sfidues. Tha se me punë kanë arritur t’i bindin edhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Sot jemi mbledhur për të shprehur krenari dhe kënaqësi për një fitore të jashtëzakonshme, një e arritur që peshon shumë edhe në aspektin kulturor e human. KPK tani është shndërruar një anëtare me të drejta të plota në EPC. Një rrugëtimi i shoqëruar me përkushtim, kemi bindur shtetet anëtarë që të votojnë pro anëtarësimit tonë në këtë rrjet të rëndësishëm për atletë me aftësi të kufizuar. Votimi i tillë në këtë komitete bëri që ky hap të kundërshtohet vetëm nga Serbia”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se dikasteri i saj ka rritur mbështetjen financiare për 100 për qind për këtë Komitet.

“Është një moment historik, e kemi pritur këtë ditë e përgëzoj shumë komitetin për punën që kanë bërë Komiteti. Kjo është vetëm një hap për atë që presim në shtator ku jemi më së bindur që Komitetit Paralimpik të Kosovës do të bëhet anëtar me të drejta të plota në Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar e cila do të na mundësoj pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat paralimpike ‘Paris 2024’. Mbështetja financiare e Ministrisë është rritur për 100 për qind për Komitetit Paralimpik”, tha ajo.

E përkrahje nga institucionet shtetërorë kërkoi edhe paratleti, Irfan Sopiani.

“Kjo është një nisje për ne që është dashtë të përfundoj më herët. Institucionet e Kosovës i kisha lutur që të japin më tepër vëmendje sportit sepse ne jemi me aftësi të kufizuar por ne e duam sportin e meritojmë që të kemi më shumë përkrahje dhe të dalim në arenat sportive botërore e evropiane. Ne duam medalje”, tha ai.

Të ngjashme