Emini: Nuk e di ku jam infektuar, do të kërkoj të ri-testohem

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Dritës, Izair Emini, thotë se nuk e di se ku është infektuar me koronavirus. Ai tregon se ai dhe familja e tij nuk kanë simptoma dhe se do të kërkojë të ri-testohet nesër.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut është lojtari i klubit të Superligës së Kosovës në futboll, Drita, që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Nuk e kam idenë se nga e kam marrë, sepse nuk kam ndjerë kurrfarë simptome nuk kam as tash kurrfarë problemi. Jam shëndosh e mirë, por do të kërkojë që edhe nesër të testohem, kur edhe do t’u bëhet familjarëve të mi testi, sepse nuk i besoj këtij testi të parë. Në familje asnjë anëtarë nuk ka pasur e as nuk ka simptoma te koronavirusit. Më është kërkuar të izolohem në shtëpi për 14 ditë dhe do ta respektoj, por ka qenë edhe për mua shokuese që dola pozitiv pa pasur asnjë simptomë”, ka deklaruar Emini.

Të ngjashme