Emocionuese: Vajza e dëshmorit, me vellon e nusërisë, te varri i babait

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 10:32 | Nga

Dorentina Beqir Dervishaj, vajza e Beqir Dervishaj dëshmor i luftës së fundit në Kosovë, ditën e dasmës së saj, veshur me vello e ka vizituar varrin e babait të saj.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook i është drejtuar babait të ndjerë me fjalë tepër prekëse.

Postimi i Dorentinës në Facebook:

Shiko Bab kush erdh mët vizitu,jam une vajza jote e sheh sa shum kam ndryshu

Popo une jam Bab ajo vajza e vogel qe isha dikur,nuk me njef e sheh si jam zbukuru,kam vesh vello Te bardh se sot nuse jam tu shku,te erdha pran varrit qe ti i pari mem shiku dhe met tregu se kanagjeq tmadh familja mkan organizu shum njerz bab kan ftu,por vetëm ti je duke na mungu,e di që nga lart je duke me ndegju,andaj dua qe uratën e par te marr nga ti duke me uru,por tlutna bab mos me thuja të mos qaj,se smundem dot vetën ta mbaj???

Ah vajza im te lutem mos derdh lot se sot eshtë dita me e lumtur per ty qe duhet ta festosh,andaj vajza im të trashigohesh per jetë ku shpresoj se nje dit do te takohem ne xhenët

Eh jeta keshtu ish kan u lindem me dy prind e u rritem veq me të shtrejtën Nan,andaj baba pusho i qet ne mesin e shokve tu qe luftut qe ket dit tgzume ne jem duke e jetu,

Por Bab ndihu krenar se ke lan 7fmi që nuk do të harrojn sa tjan gjall.

I Pavdekshëm do jesh gjithmon per ne Baba???

29.03.1999 09.10.2016

Dorentina Beqir Dervishaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme