Emra të njohur nga estrada që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të biznesmenit të njohur

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Pak më parë i është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.

Ai u përcoll për në banesën e fundit, teksa u varros në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë, të cilët kishin raporte të mira me të ndjerin.

Skivi, Gold AG, Burak Vehapi, DJ Gamble dhe Nol Abazi janë ndër emrat që i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.

Pjesëmarrëse në varrim ishte edhe ish-miss Kosova Besa Gashi, me të cilën thuhet se është ndarë pak muaj më parë.

I njëjti ka lënë pas një vajzë nëntë vjeçare të quajtur, Kaia.

Përndryshe, Albert Krasniqi u privua nga jeta ditën e djeshme (e mërkurë) dhe dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme