Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can raportohet se do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe është në dyshim për pjesëmarrjen në Botëror me Gjermaninë, shkaku i dhimbjeve në shpinë.
24-vjeçari ka munguar për tre javë shkaku i një lëndimi që e pësoi me përfaqësuesen gjermane.
Jurgen Klopp shpresonte që Can të rikthehej për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, por sipas “The Mirror”, gjermani pritet të mungojë deri në verë.