Enca Haxhia me poza provokuese iu uron fansave Vitin e Ri

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka realizuar një set të veçantë fotografik për Vitin e Ri 2021.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, përmes së cilave iu ka uruar ndjekësve të saj festën.

Në shumë prej tyre, këngëtarja është shfaqur në poza provokuese, duke marrë vëmendjen me veshjen e saj të hapur.

Ajo u shfaq fillimisht në një fustan të bardhë me material transparent, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografive, “Dhurata për këtë vit”

Më pas, në disa imazhe të tjera, Enca pozoi me një kostum të shkurtër të kuq dhe shumë të hapur te pjesa e gjoksit, teksa mbante në dorë një karamele gjigante.

“Kartolina juaj për Vitin e Ri”, shkroi këngëtarja në një tjetër përshkrim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme