Nuk dihet nëse Gjykata në Colmar do të marr vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, në seancën e radhës me gjashtë prill.
Një përgjigje e tillë është dhënë për Tanjug nga gjykata franceze.
Në seancën e radhës, e cila është planifikuar për të enjten në ora 13:00, do të diskutohet për përgjigjet e mundshme nga Ministria serbe e Drejtësisë në pyetjet e gjykatës, është thënë më tutje nga zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa.
Haradinaj vazhdon të jetë i ndaluar në Francë që nga data 4 janar, me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti serb.