Ende pa aktakuzë ndaj të dyshimtëve për korrupsion në EULEX

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 19:27 | Nga

Më pak se 1 muaj iu kanë mbetur kohë prokurorëve për të ngritur aktakuzë në rastin e pretendimeve për korrupsion të ish-gjyqtarëve e ish-prokurorëve të EULEX-it. Task-Forca për hetimin e pretendimeve të sinjalizueses Maria Bamieh kishte nisur hetimin në vitin 2014, raporton KTV.

Bazuar në nenin 159 të Kodit të Procedurës Penale, nëse brenda 2 vjetëve nga fillimi i hetimeve nuk është ngritur aktakuzë, hetimi pushohet menjëherë.

Prokuroria nuk është përgjigjur nëse do të ngrisë aktakuzë ose jo.
“Prokuroria nuk i komenton hetimet që janë në vazhdim e sipër”, i ka thënë KTV-së Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurori.

Avokati që mbron ish-gjyqtarin Florit, thotë se i mbetet Prokurorisë të vendosë ose jo për aktakuzë, por ai ka ta shtuar se klienti i tij ka sqaruar të gjitha pretendimet dhe akuzat ndaj tij. Florit është marrë në pyetje javën e kaluar nga ekipi i prokurorëve vendës dhe ndërkombëtarë.

Nëse Prokuroria arrin të vërtetojë dyshimin e bazuar, EULEX-i duhet të heqë imunitetin për dy ish-zyrtarët e saj, Francesko Florit dhe Mauritzo Salustro, sepse që të dy janë të mbrojtur nga ndjekja penale, bazuar në mandatin e misionit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme