Endrit Shala: Taksa 100 % do të vazhdojë të mbetet në fuqi

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

“Kjo festë është festa kryesore e kombit tonë. Është kënaqësi që sot nën organizimin e Ambasadës të Shqipërisë në Kosovë të jemi të pranishëm këtu”.

“Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe unë së bashku me familje dhe miq kemi festuar gjatë gjithë ditës me organizime të ndryshme këtë festë të madhe për ne”.

Shala ka folur edhe për takën 100 % të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës.

Ai nuk ka dashur të komentojë gjithë reagimet që kanë ardhur nga Serbia dhe akterët ndërkombëtarë.

“Duke mos dashur të komentojë ankesat apo kërkesat që po i bëhen Republikës së Kosovës për të larguar këtë vendim për masën e marrë. Arsyet që na kanë shtyrë ne si Qeveri e Kosovës të marrim këtë vendim tashmë i dini”.

“Vendimi do të vazhdojë të jetë në fuqi. Përpos vendimit për taksën 100 %, Qeveria ka marrë vendim po ashtu që asnjë mall të hyjë në Kosovë ashtu si ka hyrë deri tani me mbishkrimin “Kosova dhe Metohija” apo mbishkrime të tjera që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme