Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e 52-të.
Në këtë ditë të veçantë për të ai ka marrë edhe një urim nga djali i tij i vetëm, Endriti.
Përmes Instagramit, ku ka publikuar një fotografi me presidentin, Endriti e ka quajtur Thaçin, njeri shkëmb, të patrembur e shtyllë mbështetëse.
“Shkëmb babë. Gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron. Gjithmonë në zemrën time dhe të nanës – dhe një shteti të tërë. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.
Presidenti i vendit kohëve të fundit ka pasur disa probleme me gurë në veshkë, derisa, dje gjatë ditës i njëjti është operuar.
Nga presidenca kanë bërë me dije se është në gjendje stabile dhe operimi ka përfunduar me sukses.