Ëndrrat e mbetura peng të delegatëve të Kuvendit të viteve ‘90

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 11:51 | Nga

Mosfunksionimi si duhet i institucioneve të drejtësisë, krimi e korrupsioni, gjendja e rëndë në arsim e moszhvillimi ekonomik i ka zhgënjyer delegatët e Kuvendit të Kosovës të vitit 1990.

Njëzetetetë vjet që nga leximi i Deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut, me të cilën delegatët e shpallën Kosovën të barabartë me njësitë e tjera të Federatës jugosllave në zhbërje, ata thonë të kenë pasur të tjera pritje për shtetin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kanë pritur një shtet të fortë ekonomikisht, me një arsim cilësor e ku institucionet e drejtësisë funksionojnë si duhet.

Delegatët që tashmë janë në jetë po i përjetojnë zhgënjimet nga shteti i tyre. Nga 111 delegatë të Kuvendit të asaj kohe tashmë kanë mbetur 74. Të tjerët kanë ndërruar jetë.

Shumica prej këtyre që jetojnë, tashmë janë në pension, por ka edhe të tillë që ende janë aktivë. Ilaz Ramajli, i cili në vitin 1990, ishte nënkryetar i Kuvendit, tash punon si avokat. Teksa flet për periudhën kur ka vepruar si delegat i Kuvendit thotë se atë kohë ka pasur një unifikim absolut të faktorit shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme