Përfaqësuesi demokrat nga New York-u në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, tha se Amerika do të jetë mbështetëse e dialogut Kosovë-Serbi të nisur në vitin 2011, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se kryeministri Haradinaj, i ka thënë se ndihet më mirë kur ShBA-ja është përfshirë në proceset e rëndësishme për Kosovën.
Engel tha se qeveria amerikane është e re, por do të mundohemi që t’i shtye këto procese përpara se është kjo e duhura, pra të jetë pjesë avite e dialogut dypalësh.
“Duhet të kemi një afat kohor që ky vend të ec për të hyrë më BE dhe NATO. Mendoj që ShBA-ja ka një zë dhe do të bëjë krejt çka mundem ti shtyjë këto gjëra sepse është e duhura dhe e drejta”.
Sa i përket demarkacionit ai tha se kjo është çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet shpejt, raporton EO.
“Është çështje shumë e rëndësishme dhe duhet zgjidhur. Nuk është çështje e vetme ka edhe çështje tjera. Jam kundër mbajtjes peng të Kosovës për këtë çështje por megjithatë duhet të zgjidhet”.
Haradinaj edhe një herë tha se sa i përket temave për caktimin euroatlantik të Kosovës na nevojitet ndihma e Amerikës.
“Kosova ka ende tema të hapura por e ka caktimin euroatlantik. Në temat e mbetura të hapura ne e kërkojmë ndihmën e Amerikës por iu premtojmë se do ta nderojmë këtë ndihmë me kujdesin më të madh për luftimin e krimit dhe korrupsionit, për thellimin e Demokracisë për të gjithë qytetarët e vendit”.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në vizitën e tij të parë në Bruksel javën që shkoj ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, që ShBA të këtë rol aktiv në përmbylljen e dialogut Prishtinë-Beograd.
Mediet raportona se kjo kërkesë ka bërë që Mogherini të lëshoj mbledhjen e nervozuar dhe të anulojë konferencë e përbashkët për media, ndonëse një gjë e tillë u mohua nga Brukseli zyrtar, agjenda mbetet arsyeja e vetme e anulimit të konferencën thanë në kryeqendrën evropiane.
I pyetur nga Ekonomia Online, një ditë pas kthimit nga Brukseli, nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj konfirmoi se, mes tjerash, në takim ka kërkuar përfshirjen e ShBA-së në dialog.