Engel: Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Një mbledhje virtuale ka mbajtur sot ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Shqipërisë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel, ku ky i fundit ka siguruar Cakajn se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë.

Kështu bëri të ditur Cakaj përmes një postimi në Facebook.

“”, citon Cakaj fjalët e Engel.

“Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!  Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen”, shkruan tutje Cakaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme