Ekonomia Online
FUNDIT

Engel uron Kosovën, falënderon Selimin për 50 milionë dollarë të MCC

Engel uron Kosovën, falënderon Selimin për 50 milionë dollarë të MCC

Në një deklaratë zyrtare, kongresmeni amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkëkryesues i Komisionit për punë të jashtme në Kongres, posaçërisht ka falënderuar Petrit Selimin për zhvillimin e shpejtë të programit që solli afër 50 milionë dollarë Kosovës. Ai tha sot se programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte […]

Në një deklaratë zyrtare, kongresmeni amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkëkryesues i Komisionit për punë të jashtme në Kongres, posaçërisht ka falënderuar Petrit Selimin për zhvillimin e shpejtë të programit që solli afër 50 milionë dollarë Kosovës.

Ai tha sot se programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurtë të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme.

Ja urimi i Engel për Kosovën:

Sot, Bordi I Drejtorëve të Korporartës për Sfidat e Mijëvjeçarit ka votuar të siguron Republikën e Kosovës për një program Threshold në vlerë prej 49 milionë dollarë. I ofroj urime të përzemërta Kosovës dhe falënderoj Bordin e MCC dhe stafin e saj për prodhimin e përbashkët të kësaj marrëveshje të përbashkët.

Programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurtë të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme. Duke përforcuar investimet në sektorin energjetik, populli i Kosovës do të siguron burime të reja të rrymës, dhe nëpërmjet transparencës një qeverisje më të përgjegjshme.

Kam punuar shumë që Kosova të përfiton nga programet e MCC që nga pavarësia e Kosovës më 2008 dhe jam i lumtur që kjo sot dha fryte. Dëshiroj posaqërisht t’i falënderoj dy persona sot puna e të cilëve e ka mundësuar këtë lajm, përfshi Koordinatorin Nacional për Zhvillimin e Programit Threshold Petrit Selimin i cili e ka zhvilluar programin shpejt dhe me sukses ashtu që Bordi të vendos sot për këtë shumë dhe Andrew Rusell nga UNDP që ka ndihmuar në prodhimin e të dhënave që Kosova ka pasur nevojë të kualifikohet për grantin e MCC.

Të ngjashme