“Engjëll”, emri i kafeterisë së Jim Belushit në SHBA

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Aktori i humorit me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ka hapur një bar-kafe në ambientet e  fermës së tij në Oregon të Shteteve të Bashkuara.

“Engjëll Cafe”, është emri i kafeterisë, një emër tipik shqiptar.

Ai ka postuar një foto së bashku me mikun e tij para bar-kafesë dhe nuk kanë munguar komentet entuziaste të fansave të tij shqiptarë.

Belushi ka vite që qëndron larg aktrimit duke u kujdesur për fermën e tij. Ai ka gjetur paqen dhe ekuilibrin mes natyrës dhe kafshëve.

Të ngjashme