Engjëllusha Salihu ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim të veçantë me rastin e 1-vjetorit të martesës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka uruar partnerin e saj duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për vitin e parë të jetës së përbashkët, shkruan Indeksonline.
“Gëzuar 1-vjetorin e martesës, dashuria ime – një vit plot dashuri, e një përjetësi përpara”, ka shkruar Engjëllusha, duke shoqëruar urimin me emocione dhe kujtime të veçanta.
Kujtojmë që çifti pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.
