Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti me këngë të re

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 16:25 | Nga

Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, ka zbuluar se së shpejti do të lansojë këngën e re të punuar në bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj.

Koçi ka kohë që është në lidhje me Prelvukajn dhe po shijon romancën me reperin.

Këngëtarja 22 vjeçare përmes Instagramit është pyetur nga një fanse se kur do të publikojë një këngë të re me Prelvukajn.

“E kemi gati dhe jam e sigurt që do t’ju pëlqej shumë bashkëpunimi”, është përgjigjur këngëtarja.

Gjithashtu, Koçi ka bërë edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtarin Besnik Qaka. Kënga titullohet “Zemër” dhe pritet të lansohet në fund të muajit.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme