Në Shqipërinë tonë të vogël ndonjëherë ka disa mendime të “vjetra” që ende thuhen nga gjyshërit ose prindërit tanë. Në zona të caktuara të vendit një vajzë duhet të martohet pa i mbushur 20 vjeçe.
Në Shqipërinë tonë të vogël ndonjëherë ka disa mendime të “vjetra” që ende thuhen nga gjyshërit ose prindërit tanë. Në zona të caktuara të vendit një vajzë duhet të martohet pa i mbushur 20 vjeçe.
Nëse një vajzë nuk është e martuar, fjala bie tek të 25-tat i ka ikur mosha. Këtë mendim mesa duket nuk e kanë vetëm brezi i prindërve tanë.
Këngëtarja e njohur Eni Koçi sigurisht që me shaka, për të promovuar klipin e ri të së motrës, i shkruan Gretës këto fjalë, duke ia rikujtuar paksa faktin që është beqare.
“Ta kesh me jetë atë super klipin e ri, se beqo na ngele”,-shkruan Eni bashkangjitur një meme-je, ku shfaqet një vajzë e re 25 vjeç, por në sytë e familjes ajo është plakur tashmë, pasi nuk është martuar.
Greta në fakt është shumë e fokusuar tek karriera e saj, dhe për momentin mesa kemi kuptuar qëllimi i këngëtares janë klipet e suksesshme. Greta është shumë e re, dhe ka kohë për dashurinë…