Neymar ka shënuar golin e 100-të me Barcelonën në fitoren prej 4:1 ndaj Granadas
Për këtë arritje të brazilianit është shprehur i lumtur edhe trajneri Luis Enrique, i cili e ka përshkruar Neymarin si “bishë”, transmeton Gazeta Express.
Ai shpreson që do ta shohë talentin brazilian duke shënuar edhe 900 gola tjerë, pasi festoi të dielën arritjen e 100 golave për gjigantin e La Ligas.
“Numrat e Neymarit tregojnë se është bisha e futbollit”, tha fillimisht Luis Enrique.
“Ai është lojtari më i papërshtatshëm në botë për mbrojtësit dhe ishte vendim shumë i mirë që ai të transferohet këtu. Shpresoj që Neymar do të shënojë edhe 900 gola tjerë dhe të vazhdojmë ta shohim te Barcelona edhe për shumë vite”, shtoi trajneri katalanasve.