Enver Hoxhaj e përmbyllë vitin 2020 në familjen e Kadri Veselit

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit. Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se vitin 2020 nuk mund ta përmbyllta pa vizituar familjen e kryetarit Veseli.

“Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron vertikalisht dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet”, ka shkruar Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Vitin 2020 nuk mund ta përmbyllja pa vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli. Bashkë me Xhavit Halitin dhe Fatmir Xhelilin u pritëm në konakun e babait të kryetarit, Fazli Veseli dhe vëllait, Ismetit në Mitrovicë.

Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.

Në një natë ku ne shkuam për t’i dhënë kurajo për mungesën e madhe që të gjithë po ndjejmë për Kadriun, ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës. Këtë ua kemi borxh shokëve e çlirimtarëve të Kosovës.

https://www.facebook.com/331891066912652/posts/3126676124100785/?sfnsn=mo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme