Ish-kryediplomatik kosovarë tash zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj, ka bërë një investim kapital nga paga dhe mëditjet. Ai gjatë vitit 2017 ai ka blerë tokë në sipërfaqe prej 16.60 ari, shkruan Insajderi.
Vlera e kësaj toke sipas deklarimit të tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, është 45 mijë euro. Ka shkruar se prejardhja e pasurisë për blerjen e kësaj toke është paga dhe mëditjet që merr nga institucionet e Kosovës.
Hoxhaj përveç kësaj ka deklaruar se posedon edhe dy banesa njëra në vlerën e 135 mijë eurove dhe tjetra 65 mijë euro. Edhe këto të dyja shkruan se i ka blerë nga paga dhe mëditjet, shkruan Insajderi.
Zëvendëskryeministri i parë Hoxhaj, ka deklaruat si të hyra vjetore pagën dhe shtesat nga qeveria në shumën prej 14 mijë e 628 euro. Si dhe mëditje nga Ligjeratuat që ka mbajtur në Universitentin “Jonn`s Hopkins” në Washington në vlerën e 7 mijë e 842 euro.
Ndërsa në emër të bashkëshortes deklaron pagën dhe shtesat prej 11 mijë e 372 euro.