Enver Hoxhaj për fundvit viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se nuk e përmbyllë vitin 2022 pa i takuar edhe një herë miqtë e tij, Thaçin e Veselin, në Hagë.

“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje ai shkroi se ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi, siç u shpreh ai, të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!

“Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme