Epidemia e fruthit rritet ndjeshëm në Evropë

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 17:40 | Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rastet e epidemisë së fruthit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.

OBSH bëri të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 41 mijë persona në Evropë janë prekur nga sëmundja, ndërsa 37 kanë humbur jetën, raporton Tch.

Shqetësim për OBSH-në përbën fakti se shumica e të prekurve janë në Ukrainë, me mbi 23 mijë raste gjatë 2017-s. Ndërkohë që në të gjithë Evropën për vitin 2016 numri i të prekurve ishte 5.273.

Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në Serbi me 14 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme