Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku e cila me profesion është epidemiologe ka deklaruar se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, pak pasi që LDK’ja dorëzoi nënshkrimet për mocionin.
Kollcaku ka shkruar në Facebook se nuk ka kushte për mbajtje të seance e aq më pak për debat parlamentar.
Ajo thotë se duhet të pret seanca deri në pezullimin e gjendjen emergjente.
“Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT! E kemi një Qeveri të përgjegjshme, ta lejojmë të veprojë. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente. Mos po doni me rrëshqit në diktaturë”, ka shkruar ajo.