Epopeja e UÇK-së, ministrat bëjnë homazhe te varrezat e familjes Jashari

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e kabinetit qeveritar ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 21 vjetorit të” Epopesë së UÇK-së”.

Në mesin e ministrave që bën homazhe te varrezat e familjes Jashari ishin ministri  i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Për homazhet atje ka shkruar në Facebook edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri. Kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari, që i tregoi botës se e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër, se liria është e shenjtë dhe nuk e pranonim më jetën në Atdheun e robëruar”.

“Epopeja lavdisë dhe krenarisë tonë, do të jetojë përgjithmonë bashkë me emrat e heronjve që i dhanë liri Kosovës, i dhanë jetë të ardhmes!Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme