Me marsh simbolik dhe homazhe, Rahoveci shënon 20-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Rahovec | 06 Mar 2018 | 13:29 | Nga

Aktivitetet e komunës së Rahovecit për shënimin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kanë vazhduar edhe sot, ku  kryetari i komunës më bashkëpunëtorë, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe qytetarë, kanë bërë homazhe për dëshmorët dhe gjithë të rënët, transmeton Ekonomia Online.

Pas homazheve dhe vendosjes së buqetave me lule te varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe te pllaka përkujtimore në fshatin Drenoc, aktivitetet kanë vazhduar me marshin simbolik, ku është përshkruar rruga që lidh fshatin Drenoc me fshatin Zatriq.

Të pranishëm në marshin simbolik pjesëmarrës ishin Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorë të Drejtorive Komunale, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, ish-ushtarë të UÇK-së si dhe shumë qytetarë.

Pas përfundimit të marshit, janë  vendosur buqeta lulesh dhe janë bërë homazhe tek dy pllakat përkujtimore të dëshmorëve të rënë në fshatin Zatriq.

Aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të Epopesë, përfundojnë më 7 Mars, ku simbolikisht shënohet Nata e Zjarreve, njofton komuna e Rahovecit.

Këto aktivitete janë duke u organizuar nga kryetari i Komunës në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, dega në Rahovec.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme