Haxhiu: Qëllimi paska qenë me kontrollu transportin e drogës me autobusa

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pas arrestimit të Besnik Mujecit në Tiranë konsideron se ky zhvillim sqaron zhvillimet e luftën për Asamblenë Komunale në Prishtinë të VV’së.

Haxhiu në rrjetin social ka shkruar se beteja për transportin publik në Prishtinë ka lidhje me rastin sipas tij dhe implikon partinë Vetëvendosje, si pasojë.

“Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë. Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa”, tha Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej deputeti ironizoi edhe me kauzat dehe parullat e VV opozitare që janë propaganduar dhe tani po dëshmohen si të rrejshme, siç shkruan.

“Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës. Era “SHTET” mafioz. Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar.Me drogë paskan mendu me bashku klanin e mafiozav”./gazetametro.net

Të ngjashme