Era thyen pemën dhe mbyti në vend mekanikun në Prishtinë

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Një automekanik ka humbur jetën nga goditja që mori prej një pemë që u rrëzua nga era e fuqishme në Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se ekipi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete.
“Raportohet se si pasojë e erërave te forta, është rrezuar një peme-lis dhe si pasojë dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi. Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thonë Policia.

Sidoqoftë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në qendër të Prishtinës, në rrugën afër stacionit qendror të Policisë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme