Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Kirgizinë gjatë një vizite zyrtare.
Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Kirgizisë Sooronbai Jeenbekov në Bishkek, Erdogan bëri thirrje për më shumë fluturime mes dy vendeve si dhe ndërhyrje të Turqisë në rikonstruktimin e aeroporteve në Kirgizi.
Erdogan tha se nuk ka dashur të kthejë raportet bilaterale pas tentim grusht-shtetit më 2016.
Ish presidenti i Kirgizisë Almzabek Atambaev, ka kritikuar veprimet e Turqisë pas dështimit të grusht-shtetit, që përfshiu arrestimin e mijëra njerëzve, në mesin e tyre, zyrtarë, gazetarë dhe mësues të dyshuar për lidhje me Fetullah Gylen.
Erdogan ka kërkuar nga Kirigizia të mbyllë grupet e lidhura me Gylenin, për shkak të kërcënimit të sigurisë.