Erdogan ministrit të Jashtëm gjerman: I vogël je të komunikosh me mua

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 10:19 | Nga

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i ka thënë shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel që duhet t’i di kufijtë tij, pasi që ai ashpër e ka kritikuar për përzierjen e tij në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

“Ai nuk njeh kufij! Kush jeni ju që të flisni me Presidentin e Turqisë? Duhet t’i dini kufjt”, ka thënë Erdogani.

“Ai po tenton të na mësoj leksione… sa gjatë jeni në politikë? Sa vjet keni?”, ka shtuar Erdogani në fjalim, të cilin e kanë transmetuar mediet turke.

Erdogani të shtunën ka ftuar të gjithë turqit që jetojnë në Gjermani që të mos ia japin votën Partisë Kristian Demokrate të Angela Merkelit, Partisë Social Demokrate dhe as Partisë së Gjelbër, transmeton gazetametro.net

Të tre partitë Erdogani i ka quajtur si “armiq të Turqisë”.
“Për ne nuk ka rëndësi se a na i hapë Gjermania dyert a jo. Ne kemi të mjaftueshme”, ka thënë Erdogan.

Gabriel ka deklaruar mbrëmë, që thirrja e Erdoganit paraqet përzierje në problemet e brendshme të Gjermanisë.

Kandidati i PSD Martin Schulz ka qenë edhe më i ashpër, duke thënë që Erdogani këtë herë i ka kaluar të gjitha masat.
”Për këtë arsye ne i përkrahim të gjithë atakë po luftojnë për një Turqi të lirë dhe demokrate”, ka theksuar Shculz.

Rreth 1,2 milion qytetar të Gjermanisë me prejardhje nga Turqia, kanë drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme