Erdogan pas tërmetit: Me të gjitha mjetet e shtetit po qëndrojmë pranë qytetarëve tanë

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

President i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka reaguar pas tërmetit që ka ndodhur në zonën e Izmirit.

Ai ka thënë se janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar qytetarët e atjeshëm.

“Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Të ngjashme