Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Putin nuk po planifikon të takohet me Erdoganin, transmeton Klan Kosova.
Sipas CNN Turk, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të udhëtojë në Rusi në ditët në vijim për të diskutuar tërheqjen e SHBA-së nga Siria.
Zëdhënësi i Erdogan dje tha se Turqia do të rritë bashkëpunimin me Rusinë në Siri, pas vendimit të SHBA-së për të tërhequr trupat nga ai vend.